

KOSOVË- Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi deklaroi sot se koha e qeverisjes së Albin Kurtit, ka marrë fund. Kjo deklaratë e Krasniqit erdhi menjëherë, pas dështimit të grumbullimit të votave të VV-së për krijimin e Qeverisë. Sipas Kryetari të PDK-së, Albin Kurti nuk duhet të jetë më kryeministri i Kosovës, as në zgjedhjet e ardhshme.
“U vërtetua edhe sot që Albin Kurti po e mban peng vendin dhe nuk i ka numrat për Qeveri. 56 vota për dhe asnjë më shumë. Albin Kurti nuk do të jetë më kryeministër i Kosovës, as prej zgjedhjeve të 9 shkurtit e as prej atyre të ardhshme” tha Krasniqi.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





