Transmetuar më 26-10-2025, 13:51

Bulqizë, 26 tetor 2025 – Një aksident rrugor është regjistruar paraditen e sotme në aksin Bulqizë–Gjoricë, ku janë përplasur dy automjete me drejtues shtetasit S.A. dhe B.T.

Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar lehtë dy drejtuesit e mjeteve, si dhe dy pasagjerë që ndodheshin në automjetin e shtetasit B.T. Të lënduarit janë transportuar menjëherë në spital për ndihmë mjekësore dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për përcaktimin e shkaqeve dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit