Transmetuar më 26-10-2025, 12:05

Kurti: Pa votimin e Qeverisë së re, Republika rrezikon të mbetet pa buxhet dhe institucione funksionale

Kryeministri në detyrë Albin Kurti ka deklaruar sot se asnjëra nga partitë parlamentare, të cilave u është bërë ftesë për bashkëqeverisje, nuk ka pranuar të hyjë në koalicion me Lëvizjen Vetëvendosje, ndonëse, sipas tij, vota e qytetarëve kishte përcaktuar një bashkëpunim të tillë.

“Po të pranohej oferta, sot do t’i kishim ofruar vendit qeverinë, madje do t’i kishim numrat që ta kalonim edhe sfidën e presidentit. Ky votim sot nuk është thjesht formalitet politik, por përgjegjësi shtetërore. Pa votimin e Qeverisë së re, Republika rrezikon të shkojë në zgjedhje të reja, pa shumë institucione funksionale dhe pa buxhet të miratuar për vitin e ardhshëm. Kjo do të nënkuptonte rrezikim të pagave për shërbyesit publikë, pensionet, shtesat për fëmijët, furnizimin me barna, si dhe funksionimin e organeve të rendit dhe sigurisë. Një vend pa buxhet është një vend që nuk mund të ecë përpara,” u shpreh Kurti.

Ai prezantoi edhe disa nga emrat që pritet të jenë pjesë e kabinetit të ri qeveritar në rast se qeveria merr votëbesimin e Kuvendit:

Zëvendëskryeministër dhe Ministër i Punëve të Jashtme: Glauk Konjufca

Ministër i Financave: Hekuran Murati

Ministër për Familje: Andin Hoti

Ministër i Mbrojtjes: Ejup Maqedonci

Ministër i Punëve të Brendshme: Xhelal Sveçla

Ministër i Administratës dhe Digjitalizimit: Lulzon Jagxhiu

Ministër i Arsimit: Avni Zogiani

Ministër i Kulturës dhe Turizmit: Fatmir Spahiu

Ministër i Sportit dhe Rinisë: Blerim Gashani

Ministër i Pushtetit Lokal (MAPL): Rasim Demiri

Ministre e Mjedisit: Fitore Pacolli

Ministër i Bujqësisë: Armend Muja

Ministër i Infrastrukturës: Dimal Basha

Ministër për Komunitete dhe Kthim: Nenad Rashiq

Ministër i Zhvillimit Rajonal: Sejnur Vej

Kurti theksoi se miratimi i qeverisë është i domosdoshëm për stabilitetin institucional dhe financiar të vendit, duke paralajmëruar pasoja serioze nëse procesi shtyhet ose dështojnë negociatat politike.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit