Transmetuar më 25-10-2025, 20:51

Napoli, 25 Tetor 2025 — Pas një jave të vështirë me humbje në Serie A dhe në Champions, Napoli është rikthyer me një fitore madhështore ndaj Interit, duke triumfuar 3-1 në stadiumin “Diego Armando Maradona”.

Skuadra e Antonio Contes tregoi karakter dhe dominim përballë zikaltërve, që u gjunjëzuan në një përballje plot intensitet. De Bruyne hapi serinë e golave në pjesën e parë nga pika e bardhë, pas një penalltie të fituar nga Di Lorenzo. Megjithatë, belgu u detyrua të largohej nga fusha për shkak dëmtimi pak minuta më vonë.

Në pjesën e dytë, Napoli shpërtheu. McTominay dhe Anguissa vulosën fitoren me dy gola të shpejtë, duke shfrytëzuar pasiguritë në mbrojtjen e Interit. Zikaltërit gjetën vetëm golin e nderit me Çalhanoglun në minutën e 59-të, nga penalltia.

Me këtë sukses, Napoli ndal euforinë e Interit dhe i merr Milanit vendin e parë në renditje, duke rikthyer garën për titullin në një betejë të zjarrtë mes gjigantëve të futbollit italian.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit