Transmetuar më 25-10-2025, 19:50

Klubi i basketbollit “Ylli” nga Suhareka ka bërë të ditur me dhimbje lajmin për ndarjen nga jeta të ish-lojtarit dhe ish-anëtarit të bordit të klubit, Arben Fondaj.

Në njoftimin zyrtar, klubi ka vlerësuar kontributin e çmuar të Fondajt në zhvillimin e basketbollit në Suharekë dhe përkushtimin e tij ndaj sportit dhe komunitetit.

“Me dhimbje të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta të Arben Fondajt, ish-lojtarit, ish-anëtarit të bordit të K.B.  Ylli dhe ish-anëtarit të bordit të Federatës së Basketbollit të Kosovës.

Arbeni do të kujtohet gjithmonë për kontributin e tij të çmuar në zhvillimin e klubit tonë dhe për dashurinë e sinqertë që kishte ndaj basketbollit dhe qytetit të Suharekës,” thuhet në reagimin e klubit.

U prehtë në paqe. 🕊️

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit