Transmetuar më 25-10-2025, 19:15

Durrës, 25 Tetor 2025 — Një aksident është regjistruar pasditen e sotme në rrugën “Taulantia” të Durrësit, ku një 30-vjeçar dyshohet se ka humbur kontrollin e automjetit dhe ka përplasur dy këmbësorë.

Sipas policisë, ngjarja ndodhi rreth orës 17:40, kur drejtuesi i mjetit, shtetasi E. Sh., banues në Durrës, për shkaqe ende të paqarta, humbi drejtimin e automjetit. Si pasojë, janë goditur dy persona, Sh. G., 61 vjeçe, dhe E. G., 32 vjeç, të cilët u transportuan menjëherë në Spitalin Rajonal të Durrësit. Mjekët raportojnë se të dëmtuarit ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe rrethanave të aksidentit.

Durrës / Informacion paraprak

Rreth orës 17:40, në rrugën “Taulantia”, automjeti me drejtues shtetasin E. Sh., 30 vjeç, banues në Durrës, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe, për pasojë, ka goditur dy shtetas këmbësorë. Shtetasit e dëmtuar, Sh. G., 61 vjeçe, dhe E. G., 32 vjeç, janë dërguar në Spitalin Rajonal Durrës për ndihmë mjekësore dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit