

Një ditë më parë Partia Demokratike zhvilloi mbledhjen e Grupit të PD, duke diskutuar për dy seancat e javës që vjen, të hënën dhe të enjten. Sipas News24, në diskutimet me dyer të mbyllura, Flamur Noka ka deklaruar se nuk mund t’i diktojë Niko Peleshi apo Taulant Balla.
Jo vetëm kaq. Numri dy i PD-së ka kritikuar edhe deputetët opozitarë që shkojnë në Kuvend me kostume 5 mijë euroshe për të bërë foto në foltore që sipas tij nuk kanë lidhje me opozitarizmin.
“Miq, ne jemi deputetë të opozitës dhe opozita ka disa të drejta që ne nuk i lëshojmë kurrë. Një rregull që vepron prej 35 vitesh në Parlament nuk mund të na diktojë Niko Peleshi dhe Taulant Balla një gjë ndryshe tani. Ne jemi ne Kuvend për betejë, jo për nënshtrim. Kushdo që mendon se është në Kuvend për të ardhur me kostum 5000 euro apo kollare 2000 euro, dhe për të bërë foto në foltore, asnjë lidhje nuk ka me nevojën që kanë qytetarët për përballje, për rezistencë, për betejë. Ne nuk kërkojmë asgjë më shumë sesa janë të drejtat tona. Të drejtat tona do ti mbrojmë. Nuk nënshtrohemi. Kush ka frikë nga përballja, dëshiron të nënshtrohet, të vazhdojë por kjo s’ka asnjë lidhje me opozitarizmin”, ka deklaruar Noka.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





