

PRISHTINË – Një incident i pazakontë ka ndodhur sot në sheshin “Ibrahim Rugova” në Prishtinë, ku deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Armend Zemaj, është përfshirë në një konflikt fizik me një qytetar. Pamjet e publikuara nga “Gazeta Blic” tregojnë momentin kur deputeti po jepte një intervistë televizive dhe papritur një kalimtar i drejtohet me fjalë provokuese.
Situata ka dalë shpejt jashtë kontrollit. Zemaj shihet duke u afruar me nervozizëm drejt qytetarit, të cilin e godet disa herë, ndërsa në sfond dëgjohen edhe replika të ashpra. Në një moment, deputeti dëgjohet duke i thënë: “Të rren nëna dhe gruaja jote”.
Pas incidentit, të dyja palët janë shoqëruar nga policia për të dhënë sqarime mbi rrethanat e ngjarjes. Ende nuk ka një reagim zyrtar nga deputeti apo nga LDK lidhur me këtë përplasje që ka shkaktuar shumë reagime në rrjetet sociale.
Video nga BlicShënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





