Transmetuar më 24-10-2025, 21:11

Qeveria ka miratuar tre akte normative të cilat synojnë të mos lejojnë ndërtuesit të shkelin lejet e ndërtimit me kate shtesë dhe po kështu nga ana, tjetër mbrojnë konsumatorin nga shitjet e apartamenteve dy herë nga ndërtuesit, pasi këto akte ndryshojnë procedurën për pajisjen me leje përdorimi të objektit pa pasur kolaudim e si pasojë nuk mund të ketë kontratë as me ujësjellësin dhe OSHEE.

Por miratimi me urgjencë e tre akteve normative është parë me dyshim nga opozita, e cila akuzon për tjetërsim të pronës individuale.

“Koncepti qe ju fusni, qe ai i cili ka pronën nuk mund ta zhvillojë e zhvesh nga e drejta e pronës. Do vijë dita do jua marrë edhe ju pronën”, tha Oerd Bylykbashi.

“Kjo urgjencë erdhi si pasojë e ndërtimeve të paligjshme”, u shpreh Ulsi Manja.

Bylykbashi shkon me tej kur përmend ndërtime pa leje në kohë fushate.

“Vetëm në Durrës u ndërtuan 1000 objekte gjatë fushatës, ku ishit ju, apo hanit dardha?”, u shpreh Bylykbashi.

“Kur flitet për pronën unë kam qenë i pari që kam thënë nuk ka ish-pronarë. Pronar ose je ose s’je”,tha Manja.

Në tre aktet normative, të cilat morën vetëm votat e mahorancës përcaktohen edhe rregulla për kontrollin dhe zbatimin e lejeve të ndërtimit ku për secilën do të ketë një inspektor përgjegjës që pason me sanksionet përkatëse.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit