

24 Tetor 2025
FIER – Momente paniku janë regjistruar mbrëmjen e sotme në qytetin e Fierit, ku një kabinë elektrike u përfshi nga flakët në hyrje të një pallati pesëkatësh në lagjen “Liri Gero”. Zjarri alarmoi banorët, të cilët njoftuan menjëherë shërbimin zjarrfikës.
Falë ndërhyrjes së shpejtë të forcave zjarrfikëse, flakët u neutralizuan në kohë, duke parandaluar përhapjen e zjarrit dhe shmangur dëme të mëdha në pallat dhe zonën përreth. Fatmirësisht, nuk raportohet për persona të lënduar.
Sipas autoriteteve, dyshohet se zjarri është shkaktuar nga mbingarkesa në rrjetin elektrik, ndërsa hetimet vijojnë për të përcaktuar shkakun e saktë të incidentit.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





