

23 Tetor 2025
Një fluturim i linjës “Blue Islands” u detyrua të kryejë ulje emergjente pas defektit të njërit prej motorëve në lartësi 4,000 metrash. Ngjarja ndodhi në fluturimin SI-5581 nga Dublini drejt ishullit Jersey.
Pak minuta pas ngritjes, ekuipazhi raportoi problem në motorin e djathtë, i cili u fik menjëherë. Avioni qëndroi në ajër për rreth 20 minuta për të stabilizuar situatën dhe më pas u kthye në Aeroportin e Dublinit, ku u ul pa probleme rreth 30 minuta pas nisjes. Pasagjerët raportuan zhurma të pazakonta që vinte nga motori përpara se ai të ndalej.
Ky incident vjen pas një situate tjetër shqetësuese në Britani, ku një fluturim Ryanair nga Pisa drejt Glasgout u detyrua të ulte urgjentisht në Manchester më 3 tetor, pasi mbeti me vetëm 220 kg karburant – mjaftueshëm vetëm për disa minuta fluturimi. Pas tri përpjekjeve të dështuara për ulje në aeroportet e Prestwick dhe Edinburgh, piloti aktivizoi sinjalin emergjent “7700”. Pasagjerët e përshkruan situatën si një “film katastrofe”, ndërsa stuhia Amy godiste zonën me erëra deri në 160 km/orë.
Autoritetet ajrore po hetojnë shkaqet e defekteve dhe theksojnë rëndësinë e procedurave të sigurisë për të garantuar mbrojtjen e pasagjerëve në situata emergjente.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





