

Prishtinë- Presidenti i Aleancës Kosova e Re (AKR), Behgjet Pacolli, ka dhënë dorëheqjen nga drejtimi i partisë që e themeloi në vitin 2006. Lajmi është konfirmuar për Klan Kosova nga ish-sekretari i përgjithshëm i partisë, Vesel Makolli, i cili është caktuar si ushtrues detyre i kryetarit të AKR-së.
Makolli bëri të ditur se dorëheqja e Pacollit është dorëzuar rreth një muaj më parë, dhe se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) është njoftuar zyrtarisht për ndryshimin në drejtimin e partisë.
““Zoti Pacolli ka dhanë dorëheqje para afro një muaji dhe ne bazë te Statutit të partisë, më ka caktuar Ushtrues Detyre i Presidentit te AKR-së. Në KQZ janë të njoftum me ketë ndryshim,” tha Makolli.
Behgjet Pacolli ka qenë në krye të AKR-së që nga themelimi i saj në vitin 2006, duke e udhëhequr partinë në disa zgjedhje parlamentare dhe lokale në Kosovë.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





