

RUSI- Të paktën 12 persona kanë vdekur në qytetin rus të Kopeyskut, rreth 1,600 kilometra larg kufirit ukrainas, pas një shpërthimi në një fabrikë municionesh. Shpërthimi i fuqishëm ndodhi të mërkurën në mbrëmje, ndërsa autoritetet ruse ende nuk e kanë njoftuar zyrtarisht shkakun e incidentit.
Fabrika, sipas mediave ruse, është një nga njësitë kryesore të prodhimit të municioneve në rajonin e Chelyabinsk. Operacionet e kërkim-shpëtimit po vazhdojnë, ndërsa autoritetet kanë bllokuar hyrjen në zonë. Videoja e kamerave të sigurisë thuhet se ka kapur momentin e shpërthimit.
Kopeysk, a suburb of Chelyabinsk — a powerful explosion hit the area near the Plastmass factory.Two thousand kilometers from Ukraine. That’s what Russia’s “special military operation” has come to. pic.twitter.com/npaLislzYG
— NEXTA (@nexta_tv) October 22, 2025
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





