

Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) dhe Zyra për Institucionet Demokratike dhe të Drejtat e Njeriut (ODIHR) kanë publikuar raportin e tyre për procesin zgjedhor në Shqipëri. Sipas raportit, Partia Socialiste në pushtet ka përfituar nga përdorimi i gjerë i burimeve shtetërore dhe kapaciteteve institucionale gjatë fushatës zgjedhore.
Një nga veprimet më të diskutueshme ka qenë falja e një numri të madh gjobash vetëm pak ditë para ditës së zgjedhjeve, një vendim që ndikoi në avantazhin e partisë në pushtet. Raporti vë në dukje se zyrtarët e lartë qeveritarë u angazhuan në aktivitete zyrtare që shpesh përputheshin me mesazhet e fushatës, duke krijuar kështu një vijë të paqartë mes shtetit dhe partisë politike.
Raporti përmend edhe pretendime për presion ndaj nëpunësve të administratës publike, raste intimidimi të mbështetësve të opozitës, si dhe përdorimin e rrjeteve të patronazhimit, të cilat shkelin standardet ndërkombëtare për zgjedhjet e lira dhe të ndershme. Në raport përshkruhen gjithashtu shqetësime lidhur me shit-blerjen e votave, përpjekjet për të ndikuar në zgjedhësit e marxhinalizuar, dhe pretendime për përfshirjen e elementëve kriminalë në disa parti politike.
Pjesë nga raporti:
Partia në pushtet përfitoi nga përdorimi i gjerë i burimeve shtetërore dhe kapaciteteve institucionale, duke përfshirë edhe bërjen publike vetëm pak kohë para ditës së zgjedhjeve të faljes së një numri të madh gjobash, dhe zyrtarët e lartë qeveritarë u angazhuan në një numër të madh aktivitetesh zyrtare që shpesh përkonin me mesazhet e fushatës, duke e bërë të paqartë vijën ndarëse mes shtetit dhe partisë.
Pati pretendime për presion ndaj nëpunësve të administratës publike, raste intimidimi të mbështetësve të opozitës, si dhe përdorim të rrjeteve të patronazhimit, çka bie ndesh me standardet ndërkombëtare. Çështje të tjera shqetësuese përfshijnë raportimet për shit-blerje votash, tentativat për të ndikuar pa të drejtë tek zgjedhësit e marxhinalizuar, si dhe pretendime për ndikim të elementëve kriminalë në disa parti politike.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





