Transmetuar më 22-10-2025, 21:43

Kanada | 22 Tetor 2025

Një ngjarje e rëndë ka tronditur komunitetin e Brampton në Kanada, ku një grua shqiptare 29-vjeçare, Savannah Kulla, nënë e katër fëmijëve, u qëllua për vdekje nga bashkëshorti i saj, 38-vjeçari Anthony Deschepper.

Sipas raportimeve, incidenti ndodhi në një parking lokal, ku burri e qëlloi viktimën me armë zjarri, duke e lënë të vdekur në vend. Pas krimit, ai mori një prej fëmijëve të çiftit dhe tentoi të largohej me automjet, por u neutralizua nga policia gjatë tentativës për arrestim.

Ngjarja ka shkaktuar tronditje të madhe në Brampton, ndërsa autoritetet vijojnë hetimet për të zbardhur motivet që çuan në këtë tragjedi familjare.

Anthony Descheppe

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit