Transmetuar më 22-10-2025, 19:05

ANGLI – Dy shqiptarë, të cilët ishin shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Shqipëria dhe Gjermania janë arrestuar në Angli. Dy shqiptarët Eduart Elezi 28 vjeç dhe Xhuljano Hoxha 30 vjeç, ishin shpallur në kërkim për kultivimin e kanabisit.

Sipas burimeve për mediat mësohet se seanca e ardhshme e ekstradimit për Elezin është parashikuar më 16/02/2026. Ndërsa për Hoxhën, i cili kërkohet nga drejtësia shqiptare për kultivim kanabisi do të mësojë masën e dënimit në gjykatën e Manchesterit më 20/11/2025.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit