Transmetuar më 22-10-2025, 18:03

Ministrja e Jashtme, Elisa Spiropali mbërriti sot në Izrael, ku tha se shkoi me ftesë të homologut vendas, Sa’ar.

Ajo është fokusuar te viktimat e Izraelit, ndërsa tragjedia është bërë shumë më e rëndë pasi mbi 70 mijë njerëz kanë vdekur në Gaza të Palestinës, viktima që më së shumti ishin gra dhe fëmijë të pambrojtur.

Spiropali tha se shkoi në Izrael për t’i bërë nderim viktimave të masakrës së 7 Tetorit 2023 që u mori jetën 1200 civilëve në Izrael.

Ajo ishte në vendndodhjen e festivalit Nova, ku tha: "Kthimi i të gjitha pengjeve do të ishte një hap vendimtar për mbrojtjen e dinjitetit njerëzor."

Pak para se të pritej nga homologu izraelit Gideon Sa’ar dhe kreu i Kuvendit, Amir Ohana, Spiropali tha se Shqipëria mbështet marrëveshjen e paqes, arritur së fundmi me ndërmjetësimin e Presidentit Trump.

Spiropali do të vizitojë gjithashtu Memorialin "Yad Vashem", qendrën e përkujtimit dhe dokumentimit të Holokaustit, ku shqiptarët nderohen ndër popujt që rrezikuan jetën e tyre për të shpëtuar hebrenjtë gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Diskutimet mes dy ministrave të jashtëm do të fokusohen gjithashtu në forcimin e marrëdhënieve dypalëshe, zhvillimet rajonale, bashkëpunimin ekonomik, inovacionin dhe interesat e përbashkëta strategjike.

Spiropali u njoftua se do të vizitojë gjithashtu Memorialin "Yad Vashem", qendrën e përkujtimit dhe dokumentimit të Holokaustit, ku shqiptarët nderohen ndër popujt që rrezikuan jetën e tyre për të shpëtuar hebrenjtë gjatë Luftës së Dytë Botërore. /noa.al

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit