Transmetuar më 22-10-2025, 09:44

Një 25-vjeçar është arrestuar nga policia e Matit pasi qarkullonte me armë me vete.

Gjatë ndërhyrjes, në vendin e quajtur “Ura e Matit”, shërbimet e Policisë lokalizuan dhe ndaluan automjetin tip “Audi”, që drejtohej nga Denis Kuka dhe gjatë kontrollit iu gjet një armë zjarri gjysmë automatike, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, së bashku me automjetin.

Njoftimi:

Finalizohet nga Komisariati i Policisë Mat, operacioni policor i koduar “Bridge”.

U kap në flagrancë, duke qarkulluar me armë zjarri gjysmë automatike, në automjet, vihet në pranga 25-vjeçari.

Sekuestrohet arma e zjarrit dhe automjeti.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Mat, në vijim të punës për evidentimin dhe goditjen e rasteve të armëmbajtjes pa leje, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative për një shtetas që qarkullonte me armë zjarri, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Bridge”.

Si rezultat i këtij operacioni, u arrestua në flagrancë shtetasi D.K., 25 vjeç, banues në Klos.

Gjatë ndërhyrjes, në vendin e quajtur “Ura e Matit”, shërbimet e Policisë lokalizuan dhe ndaluan automjetin tip “Audi”, që drejtohej nga 25-vjeçari, dhe gjatë kontrollit iu gjet një armë zjarri gjysmë automatike, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, së bashku me automjetin.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit