

DURRËS, 22 TETOR 2025 – Dy persona kanë mbetur të vrarë me armë zjarri në orët e para të mëngjesit të sotëm, pranë një karburanti në Manëz të Durrësit, pas një konflikti që dyshohet se ka ndodhur për motive të dobëta.
Sipas hetimeve paraprake, viktimat janë identifikuar si A.K., 23 vjeç, dhe F.P., 33 vjeç, të dy banues në Manëz. Nga të dhënat fillestare të grupit të posaçëm hetimor, dyshohet se F.P. është qëlluar për vdekje nga D.P., 21 vjeç, ndërsa A.K. është vrarë nga vetë F.P. gjatë përplasjes.
Policia po zhvillon kontrolle intensive për kapjen e autorit të dyshuar D.P. Ndërkohë, një grup i posaçëm hetimor, nën drejtimin e Prokurorit, vijon punën në vendngjarje për të zbardhur plotësisht rrethanat, për të identifikuar personat e tjerë të përfshirë dhe për të mbledhur të gjitha provat ligjore të rastit.
Durrës/Informacion paraprak
Rreth orës 01:45 të datës 22.10.2025, në Manëz, pranë një karburanti, pas një konflikti dyshohet për motive të dobta, kanë mbetur të vrarë me armë zjarri shtetasit A. K., 23 vjeç, dhe F. P., 33 vjeç, të dy banues në Manëz.
Nga veprimet e para hetimore të kryera nga grupi i posaçëm hetimor, dyshohet se shtetasi F. P. është vrarë me armë zjarri nga shtetasi D. P., 21 vjeç, banues në Manëz, ndërsa shtetasi A. K. dyshohet se është vrarë nga shtetasi F. P.
Shërbimet e Policisë po vijojnë kontrollet intensive për kapjen e shtetasit D. P.
Ndërkohë, një grup i posaçëm hetimor, nën drejtimin e Prokurorit, po vijon punën në vendngjarje për zbardhjen e rrethanave, identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë ngjarje dhe administrimin e çdo prove, me qëllim dokumentimin e plotë ligjor të rastit.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





