Transmetuar më 21-10-2025, 16:57

Tiranë- Me rishikimin e fundit të buxhetit të shtetit qeveria ka vendosur që të rrisë fondet për shpërblimin e fundvitetit për pensionistët.

Nga 37.5 milionë euro që ishte parashikuar fondi për shpërblimin e fundvitit në buxhetin fillestar, vlera është rritur në 97 milionë euro.

“Shpërblimi i fundvitit për pensionistët, i cili në vijimësi ka shënuar si rritje të frekuencës, si edhe një trend rritës të masës së përfitimit, ka gjithmonë në fokus përmirësimin e nivelit të plotësimit të nevojave të kategorisë vulnerabël të pensionistëve, duke krijuar një siguri në pritshmëritë e kësaj shtrese prej rreth 756 mijë pensionistësh, krahas një besimi të shtuar të tyre për një qasje të vëmendshme dhe suportuese nga ana e qeverisë”, thuhet në relacion.

Bonusi i fundvitit edhe për këtë vit pritet të jetë i ndarë, pensionistët që marrin deri në 20 mijë lekë në muaj të marrin më shumë dhe kush merr mbi këtë vlerë të ketë bonus më të ulët.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit