Transmetuar më 21-10-2025, 16:42

Kryeministri Edi Rama u shpreh nga Londra se Kosova duhet t’ia lërë Serbisë topin në fushë duke lënë Europën të merret me atë. Kosova duhet të realizojë gjithë pikat e dialogut.

“Nuk shoh çështje territoriale. Kosova është republikë një shtet i ri demokratik i njohur nga fuqitë e mëdha dhe ende jo i njohur nga pesë vende nga BE. Në këtë drejtim nuk shoh problem. Nga ana tjetër i takon Kosovës që të shtyjë përpara dhe të bindë pjesën tjetër për pozicionin e konsoliduar sa i takon vlerave në botën demokratike dhe BE. Që të jetë e suksesshme Kosova duhet të harrojë Serbinë dhe të realizojë të gjitha pikat e dialogut. T’ia lënë topin në fushë Serbinë, të lënë Europën të merret me Serbinë. Dhe jo ta lënë cështjen të shndërrohet në fajësim të tyre”, tha Rama.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit