

Londër- Kryeministri Edi Rama tha sot se Shqipëria po ecën më mirë se vet Europa, në integrimin e saj drejt BE. Gjatë fjalës së tij në panelin e Chatham House me temë “Ballkani Perëndimor dhe Bashkimi Europian”, Rama u shpreh se Shqipëria ndodhet në një periudhë kohe, ku Evropa po sillet shumë mire me të.
Rama deklaroi nga Londra se në këtë pikë të integrimit të vendit, Shqipëria po ec më mirë se vetë Evropa. Në fund, Rama tha se beson mbi 90% BE-së dhe anëtarësimit.
Rama ka folur për rrugëtimin e Shqipërisë drejt Bashkimit Evropian. Ai është shprehur se Shqipëria ndodhet në një periudhë kohe, ku Evropa po sillet shumë mire me të. Rama deklaroi se në këtë pikë të integrimit të vendit, Shqipëria po ec më mirë se vetë Evropa. Në fund, Rama tha se beson mbi 90% BE-së dhe anëtarësimit.
“Ne kemi shumë sfida por ku vijmë në Britani ndihemi më mirë për sfidat tona. Kemi sfida, jemi në një periudhë kohe ku Evropa po sillet shumë mirë me ne. Është e vështirë që të bësh biseda pikante dhe rreziku për të qenë i mërzitshëm është i madh. Rreziku që t’i bëjmë të rinjtë të mendojnë që po humbasin kohë me ne, është i madh. Ajo çfarë mund të them është që në përgjithësi besoj që në këtë pikë ne po ecim më mirë sesa Evropa.
Unë kisha besim edhe në kohën kur ishte qesharake për të pasur besim. Më shumë se 90% i besojë BE-së dhe anëtarësimit. Për ne nuk është asgjë post asaj që ishte për etërit themelues që më se fundmi të jemi në pozitën ku zgjedhim lirisht ku jemi dhe jemi të sigurt. Për ne kjo është një bindje e fortë, dhe çfarë që duhet do të jemi pjesë e betejës për të qenë pjesë”, tha Rama
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





