Transmetuar më 21-10-2025, 14:23

Tiranë- Një ngjarje shqetësuese ka ndodhur sot në Tiranë, ku një vajzë e mitur 16-vjeçare, e përndjekur nga dy persona, ka dëmtuar veten me thikë dhe ka goditur një punonjëse policie gjatë dëshmisë së saj.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5 kanë referuar materialet shtesë në Prokurori për shtetasin J. Ll., i cili ndodhet aktualisht në IEVP, si dhe për vajzën 16-vjeçare. Dyshohet se shtetasi J. Ll. dhe një person tjetër kanë përndjekur të miturën, e cila, në gjendje të rënduar psikologjike, ka shkaktuar vetëdëmtim të lehtë me mjet prerës dhe ka goditur punonjësen e Policisë gjatë dhënies së deklaratës.

Policia vijon punën për kapjen dhe identifikimin e personit të dytë që dyshohet për përndjekjen dhe për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme, sipas komunikatës së Policisë së Tiranës.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit