

Personazh i njohur në botën e këngës, Fero ka bërë një thirrje-apel në podcastin e Arbana Osmanit, që të rishohë vajzën e tij.
Në videon që është bërë publike sot, reperi shihet i prekur emocionalisht, ndërsa rrëfen për herë të parë pas një kohe të gjatë kalvarin me akuzat që e kanë përfshirë, si dhe marrëdhënien me vajzën e tij.
“Nuk e kam dhunuar unë atë… nuk e do njeri vajzën teme më shumë sesa unë. Të lutem, mundësoma me pa çikën.”
Fero pati një ndarje të bujshme me modelen dhe influenceren Arbenita Ismajli.
Ndërsa më herët shiheshin të ishin një çift i suksesshëm i shoubizit shqiptar, ata u përfshinë në debate publike dhe akuza të ndërsjella. Këto u pasuan me publikimin e dokumenteve dhe deklaratave për dhunë në familje.
Martesa mes Fero dhe Arbenita solli në jetë një vajzë, të cilën reperi thotë se nuk e ka parë për një kohë të gjatë.
Në këtë intervistë ai kërkon dëshpërimit të takohet me të bijën teksa i drejtohet intervistueses: “Të lutem, mundësoma me pa çikën”.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





