Transmetuar më 20-10-2025, 22:46

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, një intervistë në Top Channel me gazetaren Grida Duma ka folur edhe lidhur me votën abstenuese të Shqipërisë në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara për rezolutën që i hap rrugë krijimit të shtetit të Palestinës.

Abstenimi i Shqipërisë bëri bujë pasi doli jashtë rreshtit të vendeve evropiane që votuan pro.

Spiropali deklaroi se Shqipëria kishte ndjekur një “politikë sovraniste”, duke abstenuar në votim.

“Ndihem shumë mirë kur jam në takime të tilla sepse e kam rrugën e shtruar nga ajo që është bërë më parë. Shqipëria ka një qëndrim të qartë strategjike, Shqipëria është vend i vogël por shumë mirë i orientuar, është një vend që nuk ka surpriza.

Dimë qëndrimin e Shqipërisë sa i takon Ukrainës, Izraelit sa i takon Palestinës. Shqipëria ka abstenuar për disa çështje, menduam që nuk e kishim kapacitetin për të marrë një vendim nëse do të ishim pro apo kundër. Në këtë rast Shqipërisë i lejohet të mbajë një qëndrim sovran.

Kemi pasur një qëndrim të qartë si drita e Diellit. Ne i dënojmë sulmet terroriste të Hamasit. Ne e përgëzojmë marrëveshjen e arritur me ndihmën e SHBA-së. Ka nisur një proces i një paqe të konsoliduar”, tha Spiropali.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit