Transmetuar më 20-10-2025, 22:34

Tiranë, Shqipëri, 20 Tetor 2025

Avokati Uljan Barjami ka reaguar për herë të parë pas lirimit nga arresti me burg prej tre ditësh. Në një intervistë në programin “Breaking” me Dafina Hysën, Barjami ka mohuar se ai ka pasur tone të larta gjatë seancës gjyqësore, duke theksuar se tensioni erdhi nga ana e prokurorit dhe gjyqtares.

“Kam dijeni që procedimi do të vazhdojë, akuzat janë ende të paqarta. Nuk jemi njohur ende me kualifikimin që pritet të bëjë Prokuroria. Nuk është audio-përgjim, por regjistrim i audios gjyqësore. Unë kam qenë përfaqësues i njërit prej personave të arrestuar. Kur ka ardhur radha ime për të mbrojtur personin që përfaqësoja, kam konstatuar se nga ana e Prokurorisë ishin paraqitur rrethana të pavërteta. Ky ka qenë diskutimi i parë,” tha Barjami.

Ai shtoi se në asnjë moment nuk ka ngritur zërin, dhe se prokurori ka qenë ai që ka reaguar me tone të larta: “Unë nuk isha i pandehur në atë seancë për të pasur diçka me prokurorin. Thashë që do ta ndjek personalisht çështjen, për të ndjekur të gjithë hapat ligjorë për mbrojtjen e klientit tim. Prokurori ka reaguar menjëherë dhe ka thënë: ‘Çfarë ka me mua ky? Do ta arrestoj!’”

Deklarata e Barjamit ka tronditur sallën e gjyqit dhe ka rikthyer vëmendjen tek zhvillimet e fundit të procedimeve ndaj tij.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit