Transmetuar më 20-10-2025, 16:54

Elbasan, 20 Tetor 2025 – Pas dy ditësh në paraburgim, avokati Ulian Bajrami është lënë i lirë me vendim të Prokurorisë së Elbasanit, e cila ka vendosur të mos e çojë çështjen më tej për masë sigurie.

Avokati u ndalua pas një incidenti të ndodhur në sallën e gjyqit, ku gjatë debatit për provat e paraqitura nga organi i akuzës, ai dyshohet se ka bërë një deklaratë të interpretuar si kërcënuese ndaj prokurorit të çështjes dhe oficerëve të Policisë Gjyqësore.

“Do të merrem personalisht me prokurorin dhe me oficerët e Policisë Gjyqësore”, ishte shprehja që çoi në ndalimin e tij dhe që ngjalli reagime të shumta në opinionin publik dhe në radhët e profesionistëve të drejtësisë.

Vendimi për ndalimin e avokatit ngriti në këmbë komunitetin e avokatëve dhe institucione të tjera, përfshirë Dhomën Kombëtare të Avokatisë, e cila njoftoi bojkot 5-ditor të seancave gjyqësore në shenjë proteste ndaj asaj që e cilësoi një ndalim arbitrar.

Me vendimin për lirimin e tij, pritet që të rifillojnë edhe aktivitetet e rregullta gjyqësore, ndërkohë që çështja mbetet nën vëzhgim për çdo zhvillim të mëtejshëm.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit