

Në shumë prej familjeve shqiptare, gjella me mish është një nga pjatat kryesore të tryezës së përditshme.
Por, për të sjellë një shije të përsosur në pjatë, mënyra e përgatitjes është po aq e rëndësishme sa edhe vetë përbërësit.
Shumë amvisa, ndonëse me përvojë, mund të bëjnë gabime të vogla që ndikojnë ndjeshëm në cilësinë dhe butësinë e mishit.
Zgjedhja e mishit dhe përgatitja fillestare
Zgjidhni llojin e mishit që preferoni – viçi, qengji, keçi, apo pulë – por sigurohuni ta prisni në copa të vogla, më pak se një kafshatë. Kjo ndihmon në zierjen e njëtrajtshme dhe në thithjen më të mirë të shijeve.
Një truk i njohur për butësinë është lyerja e mishit me pak miell përpara se të skuqet. Kjo ndihmon në formimin e një koreje të lehtë, që mban lëngjet brenda copës së mishit. Megjithatë, është një hap opsional dhe varet nga preferenca juaj.
Procesi i gatimit – hapat që nuk duhen anashkaluar
Mos i kombinoni menjëherë të gjithë përbërësit. Fillimisht, kavërdisni mishin më vete me pak vaj ulliri dhe qepë. Vetëm më pas shtoni perimet si bizelet, patatet, kërpudhat apo bishtajat.
Zgjidhni zierjen e ngadaltë në zjarr të ulët. Ky është sekreti që mishi të dalë i butë dhe me shije të thellë. Shtoni ujë ose lëng mishi gradualisht, duke u siguruar që mishi të mbulohet mjaftueshëm gjatë gjithë kohës së gatimit.
Mos nxitoni! Gatimi i mishit kërkon durim. Mishi i kuq duhet të ziejë për të paktën dy orë për të arritur butësinë e duhur. Për mishin e bardhë, si pule apo gjel, 40 minuta mund të jenë të mjaftueshme – por jo më pak.
Gabimet që duhen shmangur
Gatimi në temperaturë të lartë – ndikon që mishi të forcohet dhe të humbasë shijen.
Shtimi i të gjithë lëngut menjëherë – më mirë ta shtoni pak nga pak.
Nxitimi me kohën e zierjes – gjella me mish është një pjatë që “s’do ngut”.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





