

Robert Aliaj ka folur për grabitjen e bujshme që ndodhi në muzeun e Luvrit, në Paris, Francë. Aliaj e paralelizoi këtë ngjarje me Shqipërinë, duke thënë se në fakt, në vendin tonë është thuajse e pamundur që të ndodhë.
Sipas tij, në Shqipëri nuk ka ndërgjegje artistike. Ai i befasoi të gjithë teksa tha se do donte që të ndodhnin vjedhje të veprave artistike e madje autorët të mos dënohen.
“Në Shqipëri nuk ka shanse të ndodhë sepse nuk kemi ndërgjegje artistike për të vjedhur artin. Unë do i inkurajoja hajdutët të vidhnin vepra arti dhe madje të mos dënohen.
Muzeumet nuk po e bëjnë punën e tyre edhe në kuptimin e marketingut sepse për to as që nuk flitet. Ka njerëz që nuk i kanë vizituar kurrë dhe për këtë shpreh keqardhje.”– tha Aliaj.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





