

















Ilnisa Agolli i përgjigjet me ton të ashpër Meritoni Mjekiqit pas pseudonimit provokues
Paqja mes Ilnisa Agollit dhe Meriton Mjekiqit duket ende larg. Pas një deklarate thumbuese nga ish-partneri i saj, ku ai e quajti “Ilnisa e showbiz-it”, duke shmangur qëllimisht mbiemrin dhe duke lënë të kuptohet se marrëdhënia e tyre nuk ka qenë e thellë apo serioze, gazetarja ka reaguar në mënyrën e saj karakteristike: përmes rrjeteve sociale.
Në një postim në Instagram, të shoqëruar me një foto të saj, Ilnisa ka shkruar në anglisht: “My attitude is bigger than your ego” – “Qëndrimi im është më i madh se egoja jote”. Një mesazh i drejtpërdrejtë, pa nevojë për shumë fjalë, që ndjekësit e kanë interpretuar si një përgjigje të qartë për Meritoni-n dhe si një “shuplakë” elegante ndaj ironisë së tij.

Historia mes dyshes nisi brenda shtëpisë së “Big Brother VIP Albania”, ku romanca e tyre u kthye në një nga temat më të diskutuara të edicionit. Por pas përfundimit të spektaklit, marrëdhënia mori një kthesë të ftohtë, duke u shoqëruar me heshtje, deklarata indirekte dhe nëntekste të vazhdueshme në media.
Reagimi i fundit i Ilnisës tregon se ajo nuk ka ndërmend të pranojë që kontributi dhe ndjenjat e saj në këtë histori të minimizohen. Tani mbetet për t’u parë nëse Meritoni do të zgjedhë të përgjigjet – apo të heshtë përballë këtij mesazhi që flet vetë.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





