Transmetuar më 20-10-2025, 01:08

Gerd Vaso flet për herë të parë mbi ndarjen nga Enada Hoxha: “Ajo merrte gjithmonë vendimet”

Balerini i njohur Gerd Vaso ka folur hapur për marrëdhënien dhe divorcin me ish-bashkëshorten e tij, Enada Hoxha.

Në një intervistë për “Grida Duma Podcast”, ai rrëfeu se gjatë gjithë lidhjes së tyre ishte Enada ajo që kishte gjithmonë fjalën e fundit.

“Enada ka qenë gjithmonë shumë e rreptë dhe vendimtare. Ajo merrte vendimet për shumicën e gjërave në çift,” – tha Vaso, duke theksuar se ndarja e tyre erdhi pas një periudhe reflektimi dhe ndryshimesh personale për të dy.

Ndërsa shton: "Në qoftë se në një moment të caktuar në fund të fundit Nada humbi Gerdin, unë gjatë rrugëtimit tim mund të kem humbur shumë gjëra. Personalitetin tim, dinjitetin tim, karakterin tim, Gerdin që isha i vërteti, i qeshuri me miq, me shokë, me shumë gjëra.”

Vaso e mbyll duke thënë: “Dola nga vetja ime. Patjetër që dola nga vetja, dola nga vetja ime për dashurinë, dola nga vetja ime për profesionin, për karrierën.”

Ky është një nga rrëfimet më të sinqerta të balerinit, që hedh dritë mbi marrëdhënien e dikurshme të një prej çifteve më të njohur të botës së artit shqiptar.

Pjesë nga intervista

Grida Duma: Po njeriu ka nevojë për ato, unë domethënë herë pas here them kush francezët për shembull kanë këtë “Na thoni ndonjë thashethem që të shijon shumë”, por kjo nuk do të thotë që ti merresh me thashetheme, kjo do të thotë që ti do të çlirosh disa gjëra në mënyrë të thjeshtë. Mirëpo kur ti e thua, na thuaj ndonjë thashethem ti e kupton që nuk ke zilinë e tjetrit apo kënaqësinë për jetën e tij, ti ke kënaqësinë për veten tënde për të ditur një referencë të lezetshme. E ti the me Roanin nuk jeni të prerë. Kush nga ju të dy është më i prerë me njëri-tjetrin, ti me Enadën apo Enada me ty? Prerë domethënë, unë jam këtu.

Gerd Vaso: Enada ka qenë më strikte gjithmonë, më e prerë në vendime në gjëra situata

Po nuk duket…

Gjithçka.

Nuk duket kështu nga jashtë, duket sikur vendimet i ke marrë ti. Kush je nga këta të dy?

Jo, unë s’kam marrë asnjëherë vendime.

Nuk i ke marrë ë?

Nuk i kam marrë asnjëherë vendimet, unë bija dakord me vendimet që merrte Enada.

Bije dakord apo i pranoje?

Bija dakord ose pranoja vendimet që merrte Enada. Kishte dhe momente të caktuara që ndoshta nuk mund të isha dakord edhe në aspektin e punës flasim shumë, po gjithmonë ruaja, doja atë qetësinë. Doja atë qetësi, nuk doja, nuk doja të krijoja situatat…

…Është shumë e vështirë të punosh bashkërisht. Është e bukur në fillim, gjatë rrugëtimit, gjatë rrugëtimit pastaj kupton që gjërat bëhen akoma dhe më të vështira, sepse unë në punën time, në profesionin tim nuk kam pasur gjithmonë atë, ta quajmë egoizëm në thonjëza, apo gjithmonë egoizëm për të mirë të Nadës. Nada e dashuronte baletin ekstrem, në ekstrem dhe profesioni në një farë mënyre për Enadën ishte shumë i rëndësishëm dhe primar. Për mua nuk ishte, është ajo që e nisëm në fillim, për mua ishte kishte një lloj kufiri deri këtu. Deri këtu unë mundem, përtej kësaj nuk mundem. Unë nuk mundem dot të punoj me orare që nuk më mbajnë më mua, nuk më japin më kënaqësi mua. Unë punoj aq sa ç’marr kënaqësinë përtej kënaqësive të mia, jashtë kënaqësive të mia unë nuk dal.

Po jam e bindur që ti, jam e bindur ta them si për veten time, domethënë se jam e bindur se kështu më ka ndodhur mua. Kupton? Pra jam jam e bindur. sipas meje që të duhet të të ketë ndodhur që e ke bërë një sakrificë sepse e ke partnere jetë dhe në qoftë se partneri i jetës shtyhet më tej ti vazhdon të shtyhesh edhe përtej sepse të ndal nuk të ndalon dot vetja si te kushdo.

Në këtë jetë në qoftë se në një moment të caktuar në fund të fundit Nada humbi Gerdin, unë gjatë rrugëtimit tim mund të kem humbur shumë gjëra.

Ashtu?

Personalitetin tim, dinjitetin tim karakterin tim im, Gerdin që isha i vërteti, i qeshuri me miq, me shokë, me shumë gjëra.

Pra ti thua…

U fokusova në familje, u fokusova në profesion, u fokusova komplet në një jetë tjetër.

Dhe ndryshove, dole nga vetja dhe thua…

… dola nga vetja ime.

Dole nga vetja jote?

Patjetër që dola nga vetja, dola nga vetja ime për dashurinë, dola nga vetja ime për profesionin, për karrierën.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit