Transmetuar më 20-10-2025, 07:55

SPANJE – Real Madrid është rikthyer te fitorja në kampionat pas pauzës së kombëtareve, ku protagonist ishte sërish Kylian Mbappe. “Los Blancos” mundi 0-1 rivalët e kryeqytetit, Getafen, ku polemikat nuk munguan.

Në minutën e 77-të, mbrojtësi i sapofutur, Nyom u ndëshkua me një karton të kuq të mbushur me polemika dhe tre minuta më vonë Kylian Mbappe tundi rrjetën.

Pas 4 minutash, vendasit u ndëshkuan dhe me kartonin e dytë të kuq, duke ia bërë më të lehtë ekipit të Alonsos për të ruajtur rezultatin. Kështu Real Madridi ngjitet sërish i pari me 24 pikë, dy më shumë se Barcelona që e ndjek.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit