

Shkup- Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve ka numëruar shumicën e votave në komunat shqiptare, ndërsa në disa prej tyre do të ketë balotazh. Fitore në rrethin e parë tashmë ka shpallur Izet Mexhiti në Çair, Daut Beqiri në Haraçinë, Daut Memishi në Tearcë, Muhamed Elmazi në Saraj, të gjithë kandidat të VLEN-it.
Ndërsa koalicioni AKI i udhëhequr nga BDI, ka shpallur fitore pa balotazh në Komunën e Likovës, Pllasnicës dhe Çashkës.
Rezultatet e para në komunat më të mëdha shqiptare janë si më poshtë:
Komunat e Tetovës: fiton Bilall Kasami dhe shkon në balotazh me Bajram Rexhepin. Komuna e Haraçinës: fiton Daut Beqiri nga VLEN Komuna e Bogovinës: fiton Feti Abazi nga VLEN Komuna e Bërvenicës: prinë Haqim Ramadani nga VLEN dhe shkon në rreth të dytë me kandidatin e OBRM-PDUKM, Jovica Ilievski. Komuna e Vrapçishtit: nuk e arrin censusin dhe zgjedhjet dështojnë. Komuna e Gostivarit: fiton Valbon Limani nga AKI. Komuna e Dibrës: prinë Fisnik Mela nga VLEN. Komuna e Zhelinës: fiton Blerim Sejdiu nga VLEN. Komuna e Kërçovës: prinë kandidati i OBRM-PDUKM-së Aleksandar Jovanovski dhe shkon në rreth të dytë me kandidatin e AKI-së, Fatmir Dehari. Komuna e Likovës: fiton Erkan Arifi nga AKI. Komuna e Sarajit: prinë Muhamed Elmazi nga VLEN. Komuna e Strugës: prinë Mendi Qyra dhe shkon në rreth të dytë me Arsim Dalipin e AKI-së. Komuna e Studeniçanit: prinë kandidati i pavarur Azem Sadiku dhe shkon në rreth të dytë me Ejup Abazin e BDI-së. Komuna e Tearcës: fiton Daut Memishi nga VLEN. Komuna e Çairit: fiton Izet Mexhiti nga VLEN. Theksojmë që këto janë rezultatet e para nga KSHZ dhe nga informacionet që tashmë janë publikuar nga partitë, ose koalicionet.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





