Transmetuar më 19-10-2025, 22:33

Çashkë- Një zhvillim historik ka ndodhur në zgjedhjet lokale të 19 tetorit në Maqedoninë e Veriut, ku për herë të parë në Komunën e Çashkës është zgjedhur një kryetar shqiptar. Lajmi u konfirmua nga zëdhënësi i Aleancës Kombëtare për Integrim, Arbër Ademi, gjatë një konference për media, ku theksoi rëndësinë e këtij rezultati për përfaqësimin shqiptar në këtë komunë.

“Sapo më njoftuan bashkëpartiakët është shkruar historia për herë të parë një shqiptar do ta drejtojë Komunën e Çashkës. Pra, Suat Shaqiri është kryetar, në Çashkë shkruhet historia për herë të parë me kryetar shqiptar”, ka thënë Ademi.

Ademi shpalli fitoren në komunën e Gostivarit dhe njoftoi se kandidatët e AKI-së për Strugën dhe Kërçovën shkojnë në balotazh me kandidatët e VMRO-DPMNE-së.

“Edhe në tre Komuna ët tjera, në Gostivar pa balotazh që në raundin e parë. Që sonte kryetar i Gostivarit është zoti Valbon Limani. Në Kërçovë dhe në Strugë kandidatët tanë shkojnë në balotazh kundrejt dy kandidatëve të VMRO-së”, tha Arbër Ademi.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit