Transmetuar më 19-10-2025, 21:53

Paris- Në reagimin e tij të parë pas vjedhjes në muzeun e Luvrit, Presidenti francez Emmanuel Macron premton se autoritetet do të gjejnë tetë bizhuteritë e vjedhura dhe thekson se autorët do të nxirren para drejtësisë.

“Vjedhja e kryer në Luvër është një fyerje ndaj një trashëgimie kulturore që ne e duam, sepse është pjesë e historisë sonë. Ne do t’i gjejmë veprat dhe autorët do të nxirren para drejtësisë. Po bëhen të gjitha përpjekjet e mundshme, kudo, për ta arritur këtë, nën drejtimin e prokurorisë së Parisit ”, thotë presidenti francez.

“Programi ‘Louvre Nouvelle Renaissance’, të cilin e nisëm në janar, parashikon forcimin e sigurisë. Ai do të garantojë ruajtjen dhe mbrojtjen e asaj që përbën kujtesën dhe kulturën tonë”, përfundon ai në postimin e tij.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit