Transmetuar më 19-10-2025, 21:37

Shkup- Pas përfundimit të procesit zgjedhor dhe mbylljes së qendrave të votimit në Maqedoninë e Veriut, koalicioni shqiptar VLEN deklaroi në një konferencë për media se pret fitore që në raundin e parë në disa komuna me shumicë shqiptare.

“Presim fitore pothuajse në secilën komunë. Jemi optimistë se në disa prej komunave se gara do të mbyllet që në rrethin e parë. Kjo mendon se vlen për komunën e Çairit, jemi afër fitores edhe në komunën e Tetovës në raundin e parë, gjithashtu të njëjtën e presim në komunën e Sarajit, në komunën e Bogovinës, Zhelinës dhe Tearcës. Jemi në proces të grumbullimit të informatave”, deklaron VLEN.

Ndërsa janë në proces të grumbullimit të të dhënave nga terreni, mbështetësit e VLEN kanë nisur festimet me fishekzjarrë në disa zona.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit