

Publikohen pamjet brenda banesës së familjes Hazisllari që u shkrumbua nga zjarri në Maliq.
Në momentin e zjarrit në shtëpi kanë qenë nëna dhe 2 fëmijët e saj. Bilanci është tragjik, 2 të vdekur nga asfiksia, gruaja dhe një nga fëmijët, ndërsa tjetri ndodhet në spital.
Siç duket edhe nga pamjet, zjarri ka djegur çdo gjë brenda dhomës ku kanë nisur flakët.
Nga kjo ngjarje tragjike ka humbur jetën Merjeme Hazisllari, 38 vjeçe dhe djali i saj L. Hazisllari, 14 vjeç.
Ndërsa është në gjendje të rëndë shëndetësore vajza, Nefeli Hazisllari, 6 vjeçe.
Policia, strukturat e mbrojtjes civile të Bashkisë dhe të Prefektures janë në vendngjarje për kryerjen e procedurave të mëtejshme.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





