Transmetuar më 19-10-2025, 12:03

Një ngjarje e rëndë është regjistruar pak më parë në Korçë, ku një person i ka dhënë fund jetës. Sipas informacioneve paraprake, mësohet se një i moshuar rreth 70 vjeç, është hedhur nga kati i katërt i një pallati.

70-vjeçari ka ndërruar jetë ndërsa nuk dihen ende shkaqet që e kanë çuar drejt vetëvrasjes, pasi nuk është banor i lagjes dhe i pallatit ku ka ndërmarrë aktin e rëndë. Mësohet se i moshuari është ngjitur në kat të katërt e më pas është hedhur nga ballkoni i korridorit. Policia po vijon hetimet për të zbardhur rrethanat e plota të ngjarjes.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit