Transmetuar më 18-10-2025, 22:49

TIRANE – Në Rrogozhinë, Egnatia dhe Dinamo ndanë nga një pikë pas një ndeshjeje me tension të lartë që u mbyll 0-0, ku të dyja skuadrat mbetën me nga një lojtar më pak pas kartonëve të kuq.

Ndërkohë në “Arenën Kombëtare”, Tirana dhe Teuta nuk shkuan më shumë se 0-0, në një sfidë ku munguan rastet e pastra dhe vendimtare në sulm.

Pas këtij barazimi, Egnatia mban vendin e dytë në renditje me 14 pikë, dy më pak se kryesuesja Vllaznia.

Teuta ngjitet në podium me 11 pikë, ndërsa Dinamo renditet e pesta po me 11 pikë, duke ruajtur kontaktin me zonën e sipërme.

Në anën tjetër, Tirana, edhe pse kishte fituar derbin e kryeqytetit një javë më pare, mbetet në krizë rezultatesh në vendin e 8-të me vetëm 6 pikë pas shtatë javësh kampionat.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit