

BOSNJE- Parlamenti i Republikës Serbe emëroi sot Ana Trishiç Babiç, një bashkëpunëtore e ngushtë e Milorad Dodikut, i cili humbi mandatin në gusht, presidente të përkohshme të entitetit.
Babiç është këshilltare e politikës së jashtme e Dodikut dhe konsiderohet bashkëpunëtore besnike e tij, dhe emri i saj u përmend në kontekstin e zgjedhjes së personit që do të drejtonte negociatat e pranimit me Bashkimin Evropian në emër të Bosnjë e Hercegovinës, raportojnë mediat boshnjake, përcjell KosovaPress.
Dodik mbeti pa mandatin e kreut të RS-së me forcën e ligjit zgjedhor pasi Gjykata e Bosnjës dhe Hercegovinës e shpalli fajtor për moszbatimin e vendimeve të Përfaqësuesit të Lartë për Bosnjën dhe Hercegovinën.
Pas kësaj, ai ia transferoi një pjesë të kompetencave presidenciale, kryesisht të lidhura me nënshkrimin e dokumenteve nënkryetarit kroat Davor Pranjiç, por doli që kjo ishte e kontestuar edhe nga pikëpamja ligjore, kështu që shumica qeverisëse në parlamentin e entitetit arriti një propozim për të emëruar një president të përkohshëm deri në zgjedhjet e 23 nëntorit.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





