Transmetuar më 18-10-2025, 20:18

18 Tetor, 2025

KROACI- Një shqiptar është arrestuar në Koraci pasi u kap me shuma masive parash. Mediat kroate shkruajnë se zyrtarët e Doganës, në bashkëpunim me policinë kroate në pikën kufitare Karasoviqi, parandaluan një përpjekje për të kontrabanduar një shumë të madhe parash.

Gjatë një kontrolli në dalje nga Kroacia, 702,435 euro u gjetën të fshehura në makinën e një shtetasi shqiptar, që përfaqëson një nga sekuestrimet më të mëdha të parave të gatshme në kufijtë kroatë. Zbulimi u bë gjatë masave të shtuara të mbikëqyrjes të kryera nga oficerët e Shërbimit Kundër Kontrabandës dhe Njësive Mobile të Dubrovnikut, së bashku me oficerët e Administratës së policisë Dubrovnik-Neretva.

Shoferi, një shtetas shqiptar, u ndalua në dalje nga vendi dhe një inspektim i detajuar i automjetit zbuloi paratë e fshehura. U përcaktua se shtetasi shqiptar nuk e kishte përmbushur detyrimin e tij ligjor për të deklaruar paratë e gatshme në Administratën Doganore ose policinë kufitare, qoftë me shkrim apo elektronikisht.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit