

SPANJE – Vedat Muriqi po kalon një nga sezonet më të mira të karrierës së tij. Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës vazhdon të jetë lideri i padiskutueshëm i Mallorca-s dhe një nga emrat më të spikatur të La Ligës.
Këtë të shtunë ‘Pirati’ shënoi një tjetër gol vendimtar për skuadrën e tij, duke realizuar në minutën e 67-të kundër Sevillas dhe duke i dhënë Mallorcas barazimin e e përkohshëm, por që mori me shumë vlerë nga fakti që miqtë shënuan edhe dy gola të tjerë me Mateo Joseph, duke triumfuar në fund 1-3. Me këtë gol, Muriqi e çoi në 6 numrin e realizimeve në kampionat, duke e renditur veten mes tre golashënuesve më të mirë të La Ligës.
Ai aktualisht ndan të njëjtin numër golash me Julian Alvarezin e Atletico Madridit, ndërsa përpara tij ndodhet vetëm Kylian Mbappe, që ka shënuar 9 herë deri më tani.
Forma e shkëlqyer e Muriqit po tërheq gjithnjë e më shumë vëmendjen e medieve spanjolle dhe tifozëve, të cilët e kanë pagëzuar prej kohësh si “Pirati i Balearëve” për luftën dhe efektivitetin e tij para portës. Sulmuesi prizrenas po tregon se është në kulmin e pjekurisë sportive dhe një shtyllë e fortë për Mallorca-n në këtë sezon të La Ligës.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





