Transmetuar më 18-10-2025, 18:12

Është ndarë nga jeta në moshë të re, Joana Qyli, pjesë e stafit të konsullatës shqiptare në Selanik.

Lajmin e trishtë e njoftoi Konsullata e Përgjithshme e Republikës së Shqipërisë në Selanik, në një postin në rrjetin Facebook.

“E trishtë përtej dhimbjes të shohësh si shuhen këto sy plot jetë. Joana Qyli ka shëmbëllyer mirësinë dhe frymëzimin e një vajze plot dashuri për jetën, familjen dhe miqtë e saj. Si pjesë e stafit te Konsullatës në një periudhe jo të shkurtër, Joana fitoi respektin dhe ngrohtësinë e kolegëve dhe të qytetarëve që me aq korrektësi u shërbeu. Edhe pse në një rrugëtim të shkurtër me jetën, ajo arriti ta ndërtoje atë bukur, me ngjyrat e shpresës dhe forcën për të mposhtur dhimbjen. Ngushëllimet më të ndjera familjes dhe të afërmve të dashur për këtë humbje të pafjalë. Qofsh e parajsës Joana Qyli”, shkruhet në postim.

Për ndarjen nga jeta ka reaguar edhe kreu i Kuvendit, Niko Peleshi, duke shprehur ngushëllimet e tij për ndarjen e parakohshme nga jeta të vajzës së mikut të tij, Thoma Qyli.

“Joana, vajza e mikut tim Thoma Qyli, u nda nga jeta në një moshë ku gjithçka duhej të kishte filluar. Një vajzë e mirë, me shpirt të pastër, e talentuar, me etje për dije, plot dritë dhe jetë.Nuk ka fjalë që mund të ngushëllojnë një prind për humbjen e fëmijës, por mendimet dhe lutjet janë me familjen Qyli në këtë dhimbje të pamatë. U prehtë në paqe Joana, dhe kujtimi i saj qoftë dritë përjetë”, shkruan Peleshi.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit