Transmetuar më 18-10-2025, 13:14

Francesco Totti, gjatë një bisede me ish-shokun e tij të ekipit Luca Toni, rikujtoi jo vetëm lidhjen e veçantë me Romën, por edhe disa momente të vështira në fushë. Ai përmendi përplasjen me Christian Poulsen (“një gjest i papranueshëm”), goditjen ndaj Mario Balotellit (“i kërkova falje, por shpëtoi mirë që nuk reagova më keq”) dhe veçanërisht grushtin që i dha Ciccio Colonnese gjatë ndeshjes Roma-Siena në sezonin 2004-2005.

Ishte 17 prill 2005, Totti 28 vjeç, në kulmin e formës, ndërsa Colonnese, 33-vjeç, do të tërhiqej një vit më vonë. Shkaku ishte një fjalë e Colonnese për të birin e Tottit, Cristian, e cila bëri që kapiteni i Romës të humbiste kontrollin:

“Ishte hera e parë që i jepja dikujt një grusht në fytyrë. Ishte dikush që e njihja, kisha luajtur me të kur isha i ri, por më provokoi. Më tha për Cristian dhe aty reagova (imito grushtin). Më dhanë 5 ndeshje pezullim, nuk ishte ndëshkim i madh”.

Edhe pak ditë pas pezullimit, Totti kishte bërë të qartë se fjalët e Colonnese e kishin prekur në gjëra të papërballueshme: “Ishte si të merrja një thikë pas shpine. Reagova gabim, por u ofendova rëndë si njeri, si baba dhe si burrë. M’u drejtua me një frazë turpëruese, të pakapërdishme dot. Rregullat janë rregulla, por në fushë duhet të jesh burrë. Nuk e pashë më”.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit