

18 Tetor 2025
Policia e Shkodrës ka referuar materialet në Prokurori për një ngjarje të ndodhur më datë 09 tetor 2025, pas një kallëzimi të bërë nga një shtetase izraelite.
Sipas njoftimit zyrtar, Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër kanë nisur procedimin penal në gjendje të lirë ndaj shtetasit L. C., 54 vjeç, banues në Izrael. Ai është kallëzuar nga shtetasja E. Z., 26 vjeçe, gjithashtu me banim në Izrael, e cila pretendon se ngjarja ka ndodhur në një hotel në fshatin Theth.
Materialet procedurale janë dërguar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, ku do të kryhen veprimet e mëtejshme hetimore.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





