

18 Tetor 2025
Një aksident automobilistik është regjistruar sot në aksin rrugor “Kavajë – Plepa”, në vendin e quajtur “Mbikalimi i Plepave”.
Sipas informacionit paraprak nga policia, në ngjarje janë përfshirë dy automjete me drejtues përkatësisht shtetasit E. B., 61 vjeç, dhe S. P., 65 vjeç.
Si pasojë e përplasjes janë lënduar të dy drejtuesit e mjeteve, si dhe tre pasagjerë që ndodheshin në njërin prej automjeteve: A. D., P. P. dhe L. B. Të gjithë të dëmtuarit janë transportuar për ndihmë mjekësore në spital, ku po marrin trajtimin e nevojshëm.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe përcaktimin e shkakut të aksidentit.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





