

Ashtu si çdo vit, kalimi nga ora verore në atë dimërore do të ndodhë të dielën e fundit të muajit tetor. Këtë vit, ndryshimi do të ndodhë në mëngjesin e së dielës, më 26 tetor 2025.
Në orën 04:00, akrepat do të kthehen një orë pas, duke u bërë sërish 03:00. Kjo nënkupton një orë më shumë gjumë për qytetarët.
Ndryshimi i orës zbatohet në të gjitha vendet e Bashkimit Evropian dhe në vendet që ndjekin këtë sistem, si pjesë e një politike për kursimin e energjisë.
Megjithëse ky praktikim vijon prej dekadash, debati për heqjen përfundimtare të ndërrimit të orës vazhdon të jetë aktiv në institucionet evropiane, pa një vendim përfundimtar deri më tani.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





