

Tre shtetas shqiptarë janë arrestuar nga policia britanike në Londër, pasi u kapën duke transportuar rreth 250 kilogramë kokainë me anë të një kamioni. Sipas raportimeve të BBC, droga e sekuestruar kap vlerën e 20 milionë paund në treg.
Të arrestuarit janë tre shqiptarë rreth të 30-ave, ndërsa pritet të dalin përpara drejtësisë në ditët në vijim.
Autoritetet britanike kanë sekuestruar ngarkesën dhe po hetojnë lidhjet e mundshme të tyre me rrjete të trafikut ndërkombëtar.
Zyrtari i Partneritetit të Krimit të Organizuar në Londër, Andy Tickner, u shpreh se ky është një nga sekuestrimet më të mëdha të muajve të fundit.
“Pa përpjekjet e oficerëve për ta ndaluar këtë ngarkesë, ajo sasi droge do të kishte përfunduar në rrugët e komuniteteve tona, duke ushqyer varësinë dhe duke çuar në krime të tjera të rënda,” tha ai.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





