

TIRANË- Protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-s në sheshin Skëndërbej në Tiranë është mbyllur. Në tubimin "LIRIA KA EMËR" morën pjesë figura politike të Kosovës dhe deputetët e Partisë Socialiste nga Shqipëria.
Nga sheshi Skëndërbej mbajtën fjalën ish-presidenti i Shqipërisë Alfred Moisiu, Kreu i BDI-së Ali Ahmeti dhe Kreu i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati.
Të pranishëm ishin edhe studentë nga Kosova, djali i ish-presidentit Hashim Thaçi dhe figura të tjera të njohura në Kosovë.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





