Transmetuar më 17-10-2025, 18:26

TIRANË- Djali i Hashim Thaçit, Endrit Thaçi është i pranishëm në protestën që po zhvillohet në ‘Sheshin Skënderbej” në Tiranë për të mbështetur babain e tij. Në një prononcim për media, ai shprehu falënderime për pjesëmarrësit që i janë bashkuar kësaj proteste si edhe kryeministrit Edi Rama.

"Ju falenderojë të gjithëve për pjesëmarrjen, dua të falenderojë edhe zotin Rama që ka mbështetur këtë protestë dhe zotin Balla që është angazhuar dhe ka dhënë përkrahjen e tij maksimale", tha ai.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit